Pas ardhjes në pushtet të kreut të ri të shtetit në Presidencë, Bajram Begaj, ka nisur edhe ndryshimi i kabinetit. Edmond Panariti, ish-Drejtor i Kabinetit të Ilir Metës, ia ka dorëzuar sot postin, drejtuesit të ri Eduard Seitajt.

“Pas një viti e gjysëm Drejtor i Kabinetit të Presidentit Meta, kalohet detyra te pasardhësi. Faleminderit President Meta”, shkruan Panariti në Fb krahas kësaj fotoje.

Eduard Seitaj ka punuar Në Ministrinë e Transportit dhe Infrastrukturës.

Bajram Begaj, mori besimin e shumicës së deputetëve në Kuvend për të qenë Presidenti i ri i Republikës së Shqipërisë. Në seancën parlamentare të 4 qershorit 2022, Begaj u zgjodh President i ri i Shqipërisë me 78 vota pro, 4 kundër dhe 1 abstenim (83 deputetë morën pjesë në votim).