Ministri i Jashtëm i Maqedonisë, Bujar Osmani deklaroi sot në Bruksel se “19 korriku është data që gjeneratat e kanë pritur” për 17 vjet. Ai bëri ditur se sot fillon screening-u, i cili do të zgjasë rreth 14 muaj.
“Sot u mbajt Konferenca e Parë Ndërqeveritare, u miratua korniza e negociatave dhe filloi skriningu me Bashkimin Evropian. Kjo periudhë e nevojshme e procesit të negociatave do të zgjasë rreth 14 muaj dhe më pas fillojmë me hapjen dhe mbylljen e kapitujve drejt anëtarësimit të plotë” u shpreh Osmani.
Sipas tij, sot është një ditë historike për vetë Bashkimin Evropian, për Ballkanin Perëndimor, por veçanërisht për Maqedoninë e Veriut. (INA)