Diplomati Agim Nesho është shfaqur në podiumin e LSI-së tashmë partia e Lirisë si një nga prurjet e reja të Ilir Metës. Gjatë fjalimit të tij, Agim Nesho, ndoshta nga mosha apo nga ekzaltimi bëri edhe një gafë që vuri në siklet Ilir Metën dhe simpatizantët e kësaj partie.
Duke bërë një kthim në kohë, ai tha se Edi Rama erdhi në pushtet me aleancën e qelbësirave.
“Partia e re do të rikthejë shtetin ligjor. Ky regjim erdhi në pushtet nga ashtuquajtura aleanca e qelbësirave”, tha Nesho duke vënë në siklet sallën e Pallatit të Kongreseve dhe Ilir Metën, pasi shprehja “aleanca e qelbësirave” i dedikohet aleancës së Edi Ramës me LSI në vitin 2013.
“Lëvizja e re që po lind sot është partia e të gjithë qytetarëve sot në të gjithë Shqipërinë, për ata që mendime e të cilëve iu anashkalohen ditët e sotme, për gazetarët që sot dërgohen për riedukim.
Partia e re do të rikthejë llogaridhënien, ata që kanë vjedhur me PPP-të apo inceneratorë të vendosen para ligjit dhe paratë t’u kthehen popullit.
Partia e re do të rikthejë shtetin ligjor. Ky regjim erdhi në pushtet nga ashtuquajtura aleanca e qelbësirave, ku deri më tani ka qenë dobësimi i opozitës dhe forcimin e shtetit autokratik.
Kjo po e kthen Shqipërinë në një demokraci të deleguar nga interesat e autokratit. Shqipërisë e kuptojnë rrezikun që i vjen nga kapja e shtetit, trafikut të drogës apo oligarkisë. Sot demokracia në udhëkryq, të bashkohemi të gjithë për të fituar betejën”, tha ndër të tjera Nesho gjatë fjalimit të tij.