Rruga e re që lidh Beratin me Fierin, është një tjetër investim i rëndësishëm në infrastrukturën rrugore të vendit, me ndikim në zhvillimin e ekonomisë dhe të bujqësisë rajonale.

Kryeministri Edi Rama publikoi sot në rrjetet sociale pamje nga rruga teksa u shpreh se dhe rruga e re që lidh Beratin me Fierin është gati. Rama vuri në dukje se ky është një aks rajonal i shumëkërkuar prej vitesh.

“Një aks rajonal i shumëkërkuar prej vitesh, i cili lehtëson qarkullimin për banorët dhe prodhimet bujqësore të Beratit, Urës Vajgurore, Roskovecit dhe Fierit”, u shpreh Rama.

Kjo vepër e infrastrukturës rrugore lehtëson qarkullimin dhe i vjen në ndihmë banorëve për daljen më shpejt në me prodhimet e tyre bujqësore të zonës Berat, Urës Vajgurore, Roskovecit dhe Fierit.

Kjo rrugë është një arterie e rëndësishme jo vetëm për bashkinë e Berat dhe Fier, por edhe lidhjen e qarkut të Beratit me jugun e Shqipërisë, me Fierin e Vlorën e më tej pasi prodhimet e kësaj zonë dalin më shpejt në treg.