Gazprom ka njoftuar reduktim të mëtejshëm të rrjedhës së gazit natyror përmes gazsjellësit Nord Stream 1, i cili furnizon Gjermaninë. Që prej ditës së martë, raporton Frankfurter Allgemeine Zeitung, prurja është e kufizuar në 33 milionë metra kub në ditë, ose 20% e potencialit, për shkak të riparimeve të nevojshme në një nga turbinat e tubacionit.
Për shkak të mirëmbajtjes së tubacionit dhe punës për riparimin e një turbine, që u zhvillua në Kanada, tubacioni u mbyll për disa ditë në korrik, duke shkaktuar shqetësim të madh në të gjithë Evropën nëse do të rihapte në datën e planifikuar. Më 21 korrik fluksi u rivendos, por vetëm në 40% të kapacitetit të tij. Vendimi i ri i Gazprom e përgjysmon këtë fluks tashmë të reduktuar.
Për Berlinin, ky është një vendim “politik” dhe një “pretekst” për të ndikuar Perëndimin në kontekstin e konfliktit me Ukrainën. Pas përpjekjeve intensive diplomatike, qeveria gjermane arriti të siguronte edhe nga Otava se do të lejonte eksportin e turbinës në fjalë drejt Rusisë.