Presidenti i Shteteve të Bashkuara Joe Bide, me anë të një postimi në Twitter, ka bërë një update-im të gjendjes së tij shëndetësore, pas lajmit se ka rezultuar pozitiv me Covid-19.
Ai shpjegoi se ishte mirë dhe se simptomat ishin të lehta edhe falë vaksinimit me dy dozë të vaksinës anti-Covid.
“Përshëndetje miq, këtë mëngjes rezultova pozitiv me Covid-19. Por unë jam i vaksinuar me dy doza të vaksinave anti-Covid.
Simptomat janë të lehta. Unë e vlerësoj shumë interesin dhe shqetësimin tuaj. Jam mirë dhe po bëj shumë punë.
Unë e vlerësoj shqetësimin tuaj – mbani besimin. Gjithçka do të jetë mirë”, tha Biden.
Ai ka lajmëruar gjithashtu edhe një anulim të takimeve dhe axhendës së parashikuar për shkak të infektimit.
“Miq unë jam mirë. Faleminderit për shqetësimin. Kam folur me Senatorin Casey, kongresmenin Cartwright dhe kryebashkiakun Cognetti dhe kam kërkuar falje që nuk do të mund të marr pjesë në ngjarjen e përbashkët”, shkroi Biden.