Debutim i shkëlqyer me fanellën e Manchester City për Erling Haaland: goli i tij i shënuar pas vetëm 12 minutash lojë në pjesën e parë në miqësoren kundër Bayern Munich i ka dhuruar fitoren 1-0 kampionëve të Anglisë.

Gjatë natës janë zhvilluar re miqësore të tjera luksi ndërkombëtare: Clascio spanjoll është fituar nga Barcelona, që ka mposhtur Real-in 1-0 falë një goli të Raphinha (27′). Arsenali ka mposhtur 4-0 Chelsea-n

BAYERN – CITY 0-1

Kanë mjaftuar vetëm 12 minuta për të parë golin e parë të Haaland me fanellën e Manchester City-t. Blerja e re e Guardiola-s ka shënuar në miqësoren e luajtur në Grren Bay kundër Bayern Munich.

Aksioni që ka çuar te goli ka ardhur nga aksi De Bruyne-Grealish-Haaland, me anglezin që ka gjetur norvegjezin në zonën e rreptësisë dhe ky i fundit ka shënuar me lehtësi një metër larg portës.

ARSENAL-CHELSEA 4-0

Nuk ka patur histori në miqësoren tjetër të luksit mes Arsenal-it dhe Chelsea-t. Turneu amerikan i Topçinjve është mbyllur me një fitore të pastër 4-0 kundër Chelsea-t në Camping Ëorld Stadium të Orlandos.

Ndeshje e dominuar që nga minutat e para, me Gabriel Jesus në formë të shkëlqyer që ka arritur të gjejë menjëherë golin e avantazhit 1-0 në minutën e 15-të.

Në minutën e 36-të ka ardhur dyfishimi me Odegaard dhe, në pjesën e dytë, Saka (66′) ka realizuar të tretin me Lokonga që ka fiksuar shifrat në 4-0 në fundin e takimit.

Në fushë edhe blerjet e reja Zinchenko me Koulibaly, me senegalezin që ka hyrë në 15 minutat e fundit të ndeshjes. Lojtarët e Arteta-s tregojnë kështu se janë gati për t’u tkhyer të luftojnë për katër vendet e para në Premier League.