Instituti statistikor i Holandës (CBS) njoftoi se çmimet e ushqimeve janë rritur për 11 për qind në qershor, shkalla më e lartë e çmimeve të ushqimeve që nga viti 1976.
CBS publikoi të dhënat më të fundit për muajin qershor për çmimet e ushqimeve.
Sipas këtyre të dhënave, çmimet e ushqimeve, të cilat në qershor u rritën me 11 për qind krahasuar me të njëjtin muaj të vitit 2021, arritën në nivelin më të lartë në 50 vitet e fundit.
Në njoftimin për media thuhet se rritja më e madhe është shënuar te mishi me 16 për qind dhe produktet e qumështit me 14 për qind.
Gjithashtu theksohet se prodhuesit e ushqimeve kanë rritur çmimet me gjithsej 23 për qind që nga viti i kaluar.
Çmimet e ushqimeve në Holandë janë rritur ndjeshëm që nga fillimi i luftës Rusi-Ukrainë, si dhe për shkak të problemeve të dërgesës.