SSUCv3H4sIAAAAAAAEAI1Wy3LbIBTdd6b/kNE6mYIEenTXfkN3nS4wIjJjJFRATt1M/r1XlmwjrttmZXM5OnCfnNePHx4esp3wWmafH17nFay1MZMPTgRtBzDTx9WuWh2s08KAkcy2t/NO5oMIk1c+otjpzgcrD+PeBhtzSDHc32idEr0PulebI/0YL5/hI6NFbPL7KQTlzqRgL6J7SRFUBxfe3mx19vuyfrhsrLcLsJV9FfLQOTsNrf/0Tf0KkwOKxwjnp92Myy6mt8d/sH3ZzcGU4d8My58fF7dEpwZ5ut0bTJ0T415Lp4/KxQ7A1lFJyIz/1GsvlTFiUHbyV+4f14MzCVEOQNALd1AhYaG3L5Y/b1EwnTJKLEn+vhBmhxcIfO//XjlX8qyqG8KzxMdnI8IW1RRNkaIW3zY4SkhT0RS4xmeDLEvG6xS4u6Y3wRJSpdhWed1tfSlpTpoU57fRzJqSNSQFaZmEpSwLjhyW1hjwOQ0hJazmyGnovW1syjwnJUKd+p01WxyhFYqMuJTqJitVzpArRg9qi2IVZehcFDs4FcVOuORAwmvsqO5HoxIyUqMj99ZZL+24hfKqyOsKZVeAu9bY7vQe8G/barEtr4rnHJOuE+cGqynj+d2zB9ufkiwXFUHOi58TsE6IlaHi8aLTIdwBFxWuNIiTG7VNgTXq1HGeKykho6jOjN45sYWVULcIppIzobIRF7wUcjvosrquG4Q7ateldBBDNB1Urwe9xeWsQa5KMTroUzcksa5KBA0vOp0MNc5IEJNLk8FojntlFDKp77zGIZbaybQP8rzAA+lwQmR3nDVqaNMJQvMKVavyFoZ9Ol0JwXm79JSWwrynrWAm+jA/WvjRqDhDfpkUVeYFHmRrZafIMkd1Ia3vrf9/3HtorMR7yioU0U4Y8SuNfNOgjn7ZK5UMZF41qCjuvFJxsuef9X0+6vbcVa/rWkztubMvT/PRQj58opDmUtdDF8ESkXFTH051kzlXCr/JCdBGUD9qviEnizXWDDbsF5aLIANxYPvIMEBR+bMOWtYtKLZ5SQta8oLW82NGKIMZkl2kJsg83fqIY1Gfew1bLhJM2TQaK5a73bxI1CLlOckrCtrk5lOkMWEXGhoQt92tTF0BRR0prFTgrhhGo7AtqnbZoU10ONLNC6ag1Rrda4FPux4G/XvcK2hR4Nzo+UtQXIRLzvhTKwR/YoKVT6IW4onxRj63vGREzh3z9gfzoqytKQwAAA==

Dashi

Mendimi i ngurtë dhe pritshmëritë mund t’ju pengojnë. Përpiquni t’i qaseni çdo gjëje me të cilën duhet të përballeni tani, me imagjinatë. Ky është shansi juaj për ta përdorur mirë frymën e aventurës. Takimi me një mik aventurier do t’ju japë disa ide të shkëlqyera udhëtimi.

Demi

Doni të blini diçka të shtrenjtë për shtëpinë. Po nga ana tjetër një mik ju ka sugjeruar të dilni për të bërë një udhëtim për qejf. Jeni në dilemë. Do ta keni të vështirë të vendosni për çfarë t`i përdorni ato para.

Binjakët

Ndjeni se meritoni një ngritje rroge ose ngritje në detyrë. Një koleg i vjetër do të bëjë gjithçka për të lavdëruar performancën tuaj. Gjithsesi do të jetë e vështirë që të keni ngritjen e pagës që dëshironi.

Gaforrja

Pasi të keni vendosur se çfarë keni ndërmend të bëni me kohën tuaj të lirë, ndiqni planet. E njëjta këshillë vlen edhe për sa para dëshironi të shpenzoni. Dikush mund t`ju joshë të bëni diçka më të shtrenjtë e të dilni nga planet tuaja. Bëni kujdes!

Luani

Bëni gjërat që doni vetëm, me miqtë apo me familjen tuaj. Do të ndiheni më të lumtur kur të jeni të rrethuar nga shoqëria. Vetëm kujdes me sa para po shpenzoni për t’u argëtuar. Ajo që fillon si një bisedë e rastësishme mund t’ju çojë në organizimin e një udhëtimi në një të ardhme jo shumë të largët.

Virgjëresha

Kjo duhet të jetë një kohë ideale për të ndërmarrë veprime konkrete nëse nuk jeni të kënaqur me një marrëveshje të përbashkët financiare ose çështje partneriteti, në përgjithësi. Kur bëhet fjalë për trajtimin e biznesit dhe financave, jini plotësisht të hapur dhe të sinqertë në qasjen tuaj dhe nëse është e nevojshme, inkurajoni të tjerët të bëjnë të njëjtën gjë.

Peshorja

Nëse nuk keni mundësi të shpenzoni pa u shqetësuar, planet sociale dhe të udhëtimit duhet të mbahen nën kontroll. Kujdes nga fjalët bindëse të një miku dhe ftesave që nuk i përballon buxheti juaj. Ka shumë gjëra që mund të shijoni pa e dëmtuar buxhetin.

Akrepi

Gjetja e zgjidhjeve për problemet që do të hasni sot do të duket si lojë fëmijësh. Ju po e përdorni imagjinatën tuaj siç duhet për të ecur përpara me një projekt në grup. Shokët e skuadrës do të impresionohen nga idetë tuaja, por mos u ndjeni të detyruar të pranoni çdo kërkesë për ndihmë.

Shigjetari

Do të ndiheni si të përgjumur, por do të kuptoni edhe se është interesante të mos kesh dëshirë ndonjëherë të bësh asgjë. Edhe nëse do të kishit pritur të jeni aktiv, orët do të jenë shumë më të qeta nga sa e kishit parashikuar dhe kjo ju jep një shans për t`u relaksuar.

Bricjapi

Kjo nevojë për paqe dhe intimitet që ju shoqëron prej disa kohësh do të vazhdojë. Njerëzit që ju njohin mirë do të respektojnë dëshirën tuaj për t`ju lënë vetëm. Sigurohuni që t’i përgjigjeni një telefonate. Ju mund të dëshironi të pranoni një ftesë për një takim të momentit, këtë mbrëmje.

Ujori

Jeta në shtëpi do jetë veçanërisht e qetë. Meqenëse ju jeni kaq të ndjeshëm ndaj nevojave të familjes dhe miqve tuaj të ngushtë, në këmbim, ata do të bëjnë të pamundurën për t’ju bërë të ndiheni jashtëzakonisht të relaksuar. Edhe nëse ju dhe një partner keni vite së bashku, do të ndiheni sikur po kaloni një fazë tjetër të muajit të mjaltit.

Peshqit

Jeni të vendosur të qëndroni praktik dhe t`i mbani larg emocionet. Ose po përpiqeni t’i vërtetoni diçka vetes ose dikujt tjetër, por do të arrini në përfundimet tuaja sot përmes logjikës dhe analizës së kujdesshme, pavarësisht se cila fushë zë interesin tuaj kryesor.