Kryeministri di Rama, në fjalën e tij në mbledhjen e këshillit Bashkiak të Tiranës, mbledhje ku iu dha titulli “Qytetar Nderi” Ali Ahmetit.

Ai u shpreh se Ali Ahmeti është një shqiptar ndër më të mirët që vendosi në rendin e ditës domosdoshmërinë e pranimit të shqiptarëve si një subjekt i painjorueshëm.

“Mund t’ju mbaja me orë të tëra duke folur për figurën e Ali Ahmetit. Një histori e shkruaj me stërmundime të jashtëzakonshme.
Dikur Shqipëria ishte një shprehje e bezdisshme gjeografike. Shqiptarët armën e luftës dhe diplomacisë i përdornin kundër njëri tjetrit, duke mos pasur gajlen që mes njëri-tjetrit dhe të huajit të zgjidhnin të huajin.
Askush nuk Ballkan nuk e ka vuajtur më shumë përçarjen. Sot ne nderojmë një personalitet të madh. Të cilët deri jo shumë dekadash më parë e shihnin shqiptarin si të padëshirueshëm. Kishte shqiptarë që përdorin armët e diplomacisë që mes njëri tjetrin dhe të huajve do zgjidhnin të huajin. Besoj se asnjë vend tjetër nuk ka vuajtur nga kjo. Ua kanë bërë të huajve më të lehtë që të pengojnë subjektivitetin tonë kombëtar.

Ali Ahmeti është një shqiptar ndër më të mirët. Me armët luftarake nuk kërkoi hedhje në erë të shtetit, por vendosi në rendin e ditës domosdoshmërinë e pranimit të shqiptarëve si një subjekt i painjorueshëm. Rruga e rezistencës së maleve të Ahmetit nuk ishte rruga nacionalist-lufte, por paqeje. Është ende herët për të shkruar historinë e këtij shqiptari, ndër në të mirët. Ndryshimi rrënjësor i shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti afirmoi subjektivitetin tonë ndërkombëtar “, tha Rama.