Bashkëjetuesja e Shkëlzen Berishës (djali i Sali Berishës), Armina Mevlani është shprehur se çmimet janë rritur në të gjithë botën dhe se edhe vetë ajo e ka ndjerë krizën .

Mevlani tha se tek vendet që ka shkuar në vitet e tjera me pushime këtë vit nuk mund t’i frekuentojë, pasi çmimet janë tre-fishuar.

Ja unë përshembull te vendet që kam shkuar gjithmonë, nuk shkoj dot, janë shtrenjtuar me tre-fish çmimet”, tha Armina.

Kjo deklaratë e Arminës, e cila mesa duket e ka të pamundur të pushojë, pavarësisht sponsorizimit që i bën djali i Sali Berishës, vjen një ditë para  protestës së thirrur nga ish-kryeministri, i shpllur ‘non grata’ nga SHBA.

Kauza e pretenduar nga Berisha për protestën e thirrur është rritja e çmimit të naftës dhe produkteve të tjera, që siç e pranon dhe vetë nusja e tij kanë impaktuar të gjithë botën si pasojë e luftës në Ukrainë. (Lexo.al)