Shqipëria është mbërthyer nga temperatura të larta pas disa ditësh me vlera termike pak më të ulëta.

Lidhur me faktin nëse këto temperatura do të vijojnë të jenë të larat edhe përgjatë javëve në vazhdim, meteorologu Hakil Osmani, pohon se ato do të vijojnë të jenë të larta, ndërkohë që edhe 15-ditëshi i dytë do të shoqërohet me mot të nxehtë.

“Vlerat e larta termike të motit të përcjellura nga jugperëndimi kanë prekur edhe Evropën qendrore dhe kanë zbritur edhe në vendin tonë. Temperaturat deri në 38°C, të matura në hije, dhe ato të mëngjesit nga 22-26 °C në orë.

Vala e të nxehtit afrikan po shpeshtohet por edhe agresiviteti i tyre e kanë më madh nga viti në vit, kur edhe vendet e Evropës po përjetojnë temperatura deri në 42 °C.

Tirana pritet të ngjitet deri në 39°C, 9 gradë më shumë se vlerat normale të muajit, të matura në hije, kurse në diell shkojnë më shumë.

Kjo valë e të nxehtit do të jetë deri të shtunën, qw do të sjell temperatura deri në 41 °C në Gjirokastër e Elbasan, pastaj 15 i dytë do të sjell temperatura të larta, por pas të dielën do të kemi një sforcim të lehtë të motit.”, parashikoi Osmani.