Nxehtësia ekstreme ka përfshirë disa shtete të Evropës Perëndimore, me zjarre të egra që kanë mbërthyer Francën dhe Spanjën, me një thatësirë ​​të përkeqësuar në Portugali dhe me temperatura rekord në Britaninë e madhe për të tretën ditë radhazi.

Zjarret në Francë janë përhapur në një sipërfaqe prej 27,000 hektarë në departamentin e Gironde, duke detyruar 32,000 njerëz të evakuohe, bëri me dije prefektura lokale të hënën mbrëma.

Qyteti Cazaux aty pranë, regjistroi një temperaturë prej 2.4 gradë Celsius të hënën, më e nxehta që ka parë që kur stacioni i tij meteorologjik u hap për herë të parë më shumë se 100 vjet më parë në vitin 1921.

Qytetet e mëdha në Francën Perëndimore, si Nantes dhe Brest, gjithashtu kanë shënuar rekorde të reja të nxehtësisë, bën me dije Meteo France.

Në Finistère, në bregun e Atlantikut të vendit, zjarret ishin raportuar fillimisht të hënën pasdite; më pak se tetë orë më vonë, flakët kishin shkatërruar më shumë se 700 hektarë tokë, duke nxitur evakuimin e disa fshatrave.

Në Spanjë, zjarret përfshiu rajonin qendror të Castile dhe Leon, si dhe rajonin verior të Galicias raportoi Reuters. Dlakët detyruan gjithashtu kompaninë shtetërore të hekurudhave të pezullojë shërbimin midis Madridit dhe Galicias.

Vala e të nxehtit në Portugali ka intensifikuar thatësirën dhe ka shkaktuar zjarre masive në pjesët qendrore të vendit, duke përfshirë fshatin Memoria, në komunën Leiria.

Instituti Shëndetësor Carlos III i vendit vlerësoi të hënën një total kumulativ prej më shumë se 510 vdekjesh të lidhura me valët e të nxehtit në vend, bazuar në llogaritjen statistikore të vdekjeve të tepërta.

Të shtunën, Ministria e Shëndetësisë e Portugalisë tha se 659 kryesisht të moshuar kishin vdekur në shtatë ditët e mëparshme, raportoi Reuters.

Një çift i moshuar vdiq gjithashtu të hënën pasi automjeti i tyre u përmbys ndërsa po iknin nga zjarret në veri të Portugalisë, njoftoi transmetuesi shtetëror i vendit RTP.

Në total, mbi 1,100 njerëz mendohet të kenë vdekur për shkak të valës së të nxehtit të vazhdueshme në Evropën Jugore.

Temperatura rekord prej 41 gradë celcius janë regjistruar dhe në Britaninë e Madhe.