Edhe përgjatë ditës së premte mbi vendin tonë do të vijojë të mbizotërojë mot i kthjellët dhe me temperatura të larta.

Pavarësisht uljes së lehtë të temperaturave në 24 orët e fundit, sërish nxehtësia ka qenë e pranishme në të gjithë territorin, me përjashtim të disa zonave ku ka patur reshje shiu.

Ndërkohë që edhe ditën e nesërmen temperaturat në vendin tonë do të mbeten të pandryshuara, ndërsa ditën e shtunë pritet të kemi ulje sa i përket vlerave maksimale.