Hedhja e sendeve të ndryshme nga makina teksa është në lëvizje sikurse duken në këto pamje është kundra ligjit dhe do t’ju çojë në gjobitje nga 25.000-100.000 lekë.
Rasti i fundit është një person në Fier, i cili është gjobitur me 25, 000, pasi u kap duke hedhur në rrugë disa mbeturina nga makina me të cilën po udhëtonte. I pa shqetësuar, teksa makina ishte në lëvizje, ai flaku disa sende jashtë .
Sipas nenit 15, gërma “i” të Kodit Rrugor, ndalohet të hidhen sende të çdo lloji nga mjeti në lëvizje. Shkelja e këtij neni, dënohet me gjobë 25.000-100.000 lekë.
Respekto rregullat e qarkullimit rrugor, mbro mjedisin!