Banka Qendrore Evropiane ka rritur normat e interesit për herë të parë pas 11 vjetëve, teksa tenton të kontrollojë rritjen e inflacionit në Eurozonë.
Kjo Bankë ka rritur normat kyçe të interesit për 0.5 për qind në 0.0 për qind të enjten, dhe planifikon rritje tjera më vonë gjatë vitit.
Kur normat janë negative (në minus) situata është më e favorshme për qytetarët.
Normat e interesit kan qenë negative prej vitit 2014 për të inkurajuar bankat të japin hua në vend që të depozitojnë para në Bankën Qendrore Evropiane.
Çmimet e konsumit janë rritur në shkallë rekorde, përkatësisht për 8.6 për qind prej qershorit të vitit të kaluar.
Kjo shifër është dy për qind më e madhe sesa parashikimet e bankës.
Disa banka qendrore, përfshirë Bankën e Anglisë, kanë rritur normat e interesit për shkak të rritjes së çmimeve.
Rritja e çmimeve të energjisë, naftës dhe ushqimeve, ka ndikuar në rritje të inflacionit, duke shtuar presionin tek ekonomitë familjare.
Banka Qendrore Evropiane ka nisur uljen e normave të interesit pas krizës financiare të vitit 2008, me qëllim të stimulimit të rritjes ekonomike.
Përgjatë pandemisë së koronavirusit, normat janë ulur në deri -0.5 për qind.
Megjithatë, në fillim të këtij viti, Banka Qendrore Evropiane pati dhënë shenja për rritje, ndonëse ekonomistët kanë pritur rritje për 0.25 për qind./ REL