Pavarësisht perceptimit se numri i turistëve këtë vit është në rënie, shifrat e INSTAT tregojnë tërësisht të kundërtën, të paktën për muajin maj.
Sipas INSTAT, në muajin maj, numri i vizitorëve gjithsej është rritur me 66,1%, në krahasim me maj 2021. Të njëjtën ecuri ndjekin edhe dy treguesit e mëposhtëm:
-numri i vizitorëve rezidentë është rritur me 41,6 %;
-numri i vizitorëve jo-rezidentë është rritur me 88,6 %;
Numri i net-qëndrimeve gjithsej është rritur me 87,0 %, në krahasim me maj 2021. Të njëjtën ecuri ndjekin edhe dy treguesit e mëposhtëm:
-numri i net-qëndrimeve nga rezidentë është rritur me 28,1 %;
-numri i net-qëndrimeve nga jo-rezidentë është rritur me 2,4 herë;
Vizitorë
Gjatë muajit Maj 2022, është shënuar rritje e numrit të vizitorëve gjithsej me 66,1 %, krahasuar me Maj 2021.
Numri i vizitorëve rezident të cilët janë akomoduar në Rajonin e Jugut ka shënuar rritjen më të lartë prej 45,4 %.
Në Zonat Jobregdetare, ky tregues është rritur me 50,7 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm. Numri i vizitorëve rezidentë, të cilët janë akomoduar në “Akomodime për pushime dhe të tjera akomodime afatshkurtra” ka shënuar rritjen më të lartë prej 2,2 herë.
Në muajin Maj 2022, numri më i lartë i vizitorëve rezulton:
-sipas rajoneve në “Rajonin Qendër“ (49,9 %);
-sipas zonave të afërsisë me bregdetin në “Zonat Jobregdetare” (55,5 %);
-sipas llojit të strukturave akomoduese në “Hotele dhe akomodime të ngjashme” (96,2 %);
Netë qëndrime
Gjatë muajit Maj 2022, numri i netë qëndrimeve gjithsej është rritur me 87,0 %, në krahasim me muajin Maj 2021. Numri i netë qëndrimeve të vizitorëve rezident të cilët janë akomoduar në Rajonin e Veriut ka shënuar rritjen më të lartë me 78,2 %.
Në Zonat Jobregdetare ky tregues është rritur me 55,6 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm. Numri i netë qëndrimeve të vizitorëve rezident të cilët janë akomoduar në “Hapësirat për kampingje, për parqe, për çadra ose rulota argëtimi” ka shënuar rritjen më të lartë prej 2,6 herë.
Në muajin Maj 2022, numri më i lartë i netë qëndrimeve është realizuar:
-sipas rajoneve në “Rajonin Qendër“ (57,1 %);
-sipas zonave të afërsisë me bregdetin në “Zonat Bregdetare” (55,8 %);
-sipas llojit të strukturave akomoduese në “Hotele dhe akomodime të ngjashme” (95,5 %)./ Monitor