Gazetari Milaim Zeka ka dalë me një reagim të fortë në rrjetet sociale pas deklaratës që bëri dje ish-Presidenti Ilir Meta se ishte gati të vdiste për Shqipërinë.
Zeka shkruan se për Shqipërinë nuk ka nevojë të vdesë njeri, por ka nevojë që të mos vidhet djersa e shqiptarëve.
“Ilir Meta: -Jam gati te vdes per Shqiperine
Per Shqiperine nuk ka nevoje me vdeke, po ka nevoje mos me vjedhe djersen e shqiptareve.
Hajde ma thoni se cili politikan nuk ka vjedhur, dhe nuk eshte pasuruar me parat e taksapaguesve te qytetareve shqipetar?
Ne gishta i numeron!
Betimi do duhej te ishte: -Jam gati mos me vjedhe Shqiperine!”, shkruan Milaim Zeka.