Pothuajse 200 000 qytetarë grekë vizituan Shqipërinë në gjysmën e parë të këtij viti duke qenë pjesë e më shumë se 2,5 milionë shtetasve të huaj që vizituan vendin ballkanik deri në fund të qershorit 2022, shkruan gazeta e njohur greke ”Kathimerini” (https://www.ekathimerini.com/).
”Shifra e përgjithshme e mbërritjeve është 51,3% më e lartë se në të njëjtën periudhë të vitit 2021”, tha në një raport Instituti i Statistikave të vendit (INSTAT). Vetëm në qershor, 876 056 vizitorë të huaj mbërritën në vend, një rritje prej 45% nga viti në vit”, shton gazeta.
”Rritja më e madhe në bazë vjetore është regjistruar për shtetasit grekë, në masën 410%, pasi 199 943 prej tyre kanë vizituar Shqipërinë në periudhën janar-qershor të këtij viti, pas kufizimeve të vitit të kaluar nga Covid-19”, përfundon ajo.