Kryeministri Edi Rama zhvilloi një konferencë për shtyp me gazetarët pas punimeve të mbajtura në Samitin e NATO-s.
Në fjalën e tij Kryeministri tha se: “Lufta në Ukrainë ka përmasën e vetë ushtarake që nuk mund të flasim publikisht por ka dhe atë ekonomike dhe gjithë kompleksitetin financiar në formën e vështirësive që po hasin të gjitha vendet dhe është folur për sfidën për çmimin e energjisë shoqëruar me vështirësit e burimeve energjitike. Është folur për inflacionin të cilin Shqipëria po e mban më ulët sesa rajoni sepse insistojmë në politikën që kemi pasur që në fillim, që të mos prekim konsumatorin familjar dhe biznesin e vogël të çmimit të energjisë dhe patjetër kemi folur edhe për dimrin dhe nevojën për një maksimizim të të gjithë forcave për të garantuar gjithë zinxhirin e furnizimit.
Dhe pjesa e fundit e diskutimeve ka qenë përpjekjet për të arritur në një marrëveshje për ti hapur rrugën çelsjes së negociatave. Kemi qenë në kontakt me presidentin e Francës, i cili meriton mirënjohje të madhe, pasi ka ndjekur vetë përsonalisht këtë proces. Në këndvështrimin tim propozimi i ri që është dhe përfundimtari, është një propozim plotësisht i pranueshëm dhe qeveria bullgare duhet ta pranojë pa asnjë hezitim.”
Rama shtoi se pas nje bashkëbisedimi kontrultiv me presidentin e Bullgarisë, është bërë shumë e qartë për të gjithë se Shqipëria nuk ka asnjë problem apo shqetësim tjetër me Bullgarinë, përveç atij të krijuar ndaj çështjes bilaterale me Maqedoninë e Veriut.
Pyetjes se kur mendon kryeministri se do të jepet vendimi për Shqipërinë dhe si do të jetë ky vendim, Rama iu përgjigj se: “Ne do të bëjëm tonën, se kur caktohen datat dhe merren vendimet është çështja e tyre, ajo që mbetet barometri objektiv i punës sonë është po aq jo që ka qenw, pikëpamja e Komisionit Europian. Ai është një autoritet me nje kompetencë shumë të lartë për të gjykuar se çfarë është arritur dhe jo, përsa kohë ne jemi në rregull me detyrat e shtëpisë unë jam shumë i qetë.
BE është një krijesë me tekat e veta, me hallet dhe kapricot e veta, unë jam tërësisht i qetë që ne kemi bërë tonën e do vazhdojmë ta bëjmë tonën.”