Kryeministri Edi Rama ka treguar për diskutimet që janë mbajtur në samitin e NATO-s në Madrid, që nga sfida e furnizimit me energji, tek inflacioni i ndikuar nga lufta.

Ai bëri gjithashtu me dije se është folur edhe për hapjen e negociatave dhe veçoi presidentin francez Macron që është marr personalisht me këtë çështje.

Rama la gjithahstu të kuptohet se keqkuptimet e fundit me Bullgarinë janë sqaruar pas një takimi me presidentin bullgar.

Rama: Në samit u fol për sfidën e furnizimit me energji. Për parashikmet e zymta sa i takon çmimit të energjisë shoqëruar me përgjegjësitë e burimeve energjetike. U fol për inflacionin të cilin Shqipëria po e mban më ulët se rajoni se insistojmë që të mos e prekim konsumatorin dhe biznesin e vogël te çmimi i energjisë dhe kemi folur edhe për dimrin dhe nevojën e një koordinimi dhe maksimizimi të forcave për të garantuar të gjithë zinxhirin e furnizimit. Dhe pjesa e fundit ka qenë e ajo përpjekjeve të bëra për një marrëveshje që i hap rrugë çeljes së negociatave për në BE. Kam qenë në kontakt me presidentin e Francës, -për hir të së vërtetës meriton mirënjohje dhe falenderim të madh se e ka ndjekur vetë personalisht edhe pas mesnate kemi shkëmbyer mesazhe-, këtë process. Në këndvështrimin tim propozimi i ri është plotësisht i pranueshëm dhe qeveria, shumica në parlamentin e Maqedonisë Veriut duhet ta pranojë pa asnjë hezitim dhe shoqëria duhet të ndihet e lehtësuar se është kapërcyer një ngërç.

Kemi pasur një bashkëbisedim konstruktiv edhe me presidentin e Bullgarisë dhe është shumë e qartë në Shqipëri, por edhe kudo qoftë që ne nuk kemi asnjë problem me Bullgarinë veç shqetësimit të krijuar nga qasja e Bullgarisë me Maqedoninë e Veriut dhe nga pengmarrja në kushtet e një procesi që mund të kishte qenë shumë më civil dhe shumë e europian nga ana e Bullgarsisë.