Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez , në fund të muajit do të bëjë një turne në Ballkanin Perëndimor që do të përfshijë vizita në Serbi, Mal të Zi, Bosnje Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut dhe Shqipëri. Turneu, i cili do të zhvillohet midis 29 korrikut dhe 1 gushtit, parashikohet të jetë aktiviteti i tij i fundit ndërkombëtar përpara pushimeve verore.
Më 26 qershor, gjatë një takimi të liderëve të Bashkimit Evropian në Bruksel, Sánchez zgjodhi të “riaktivizojë, ringjallë dhe rigjallërojë procesin e zgjerimit” për vendete Ballkanit Perëndimor.
Mbështetje në rrugën drejt BE-së
Sánchez ka theksuar rëndësinë e marrëdhënieve të Spanjës me vendet e Ballkanit Perëndimor dhe ka mbajtur takime me shumicën e liderëve të saj për të adresuar më tej pritshmëritë e tyre për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Krerët e shteteve dhe qeverive të BE-së dhe atyre të Ballkanit Perëndimor u takuan muajin e kaluar në Bruksel përpara samitit të fundit evropian dhe trajtuan, ndër të tjera, aspiratat e anëtarësimit në BE.
Shpejtësia me të cilën fituan statusin e vendeve kandidate Ukraina dhe Moldavia është në kontrast me bllokimin e integrimit të vendeve të Ballkanit, një situatë që ka zgjatur me vite.
Kjo bëri që disa liderë ballkanikë të shprehin zhgënjimin e tyre dhe të paralajmërojnë BE- në se kjo do të humbasë kredibilitetin në rajon.
Sánchez tregoi shprehimisht mbështetjen e tij për rrugën drejt BE-së të vendeve ballkanike.
“Kur të bëhet e mundur përfundimisht, Spanja do të jetë në favor të nisjes së këtij debati ”, tha ai në një konferencë për shtyp pas samitit midis BE-së dhe Ballkanit Perëndimor.