Pas mbarimit të mbledhjes së Kryesisë së Partisë Socialiste, sekretari i Përgjithshëm i selisë rozë, Damian Gjiknuri doli në një konferencë të përbashkët, bashkë me Blendi Klosin.
Gjiknuri zbardhi detaje nga mbledhja me dyer të mbyllura, ndërsa theksoi se risi e kandidatimit për kryetarë dege në 61 bashki ishte pjesëmarrja e shumë grave dhe vajzave.
“Po mbyllim një proces 30 ditor me dëgjesa të të gjitha kandidatëve për kryetarë të PS. Një proces që u ndoq nga një grup pune. Pati një interes të madh nga anëtarët e PS për të kandiduar që shprehën vullnetin e tyre. Rreth 30 % e tyre ishin gra dhe vajza përgjithësisht moshë e re. Pra pjesëmarrja është jashtëzakonisht aktive. Nga procesi që përfundoi mund të them që është një risi që duhet përshëndetur, janë 28 degë që do drejtohen nga gra dhe vajza. Një risi që PS po e aplikon edhe në nivel të drejtimit të bashkisë. Për herë të parë kishim mundësi të dëgjonim kandidatë që me vullnetin e tyre prezantoni n platformat e tyre. Qëllimi është të kemi një PS të fortë të organizuar dhe një parti që debati zhvillohet brenda dhe që duhet ta kthejë vetën e saj në platformën e saj. Ne përfaqësojmë shumicën e shqiptarëve. Rinovim të plotë të partisë deri vjeshtë”, tha Gjiknuri.
Kujtojmë se sot Rama bëri me dije se interes për të aplikuar për kryetarë dege shprehën 561 kandidatë. Ndërkohë, në shkallë vendi, 33.2% është pjesëmarrja e vajzave dhe grave.