Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë (IEA), Fatih Birol, duke deklaruar se ka një krizë globale energjetike tha se “Bota nuk ka parë kurrë një krizë kaq të madhe energjetike për nga thellësia dhe kompleksiteti i saj”, raporton Anadolu Agency (AA).
Duke folur në një forum global të energjisë të mbajtur në Sidnei, Birol tha se po përjetohet kriza e parë globale energjetike.
Ai ka theksuar se çmimet e naftës, gazit natyror, qymyrit dhe energjisë elektrike janë rritur. “Pse? Është e thjeshtë. Rusia, e cila pushtoi Ukrainën, është eksportuesi numër një në botë i naftës dhe gazit natyror. Si rezultat, ne shohim se i gjithë sistemi energjetik po kalon një krizë”, tha Birol.
“Bota nuk ka parë kurrë një krizë kaq të madhe energjetike për sa i përket thellësisë dhe kompleksitetit të saj. Ky dimër në Evropë do të jetë shumë, shumë i vështirë”, ka theksuar Birol.