Italia do të njohë vitet e punës së shqiptarëve që kanë punuar dhe jetojnë në vendin fqinj. Marrëveshja reciproke e pensioneve mes qeverive të dy vendeve pritet të nënshkruhet së shpejti.
Lajmin e ka bërë të ditur Kryeministri Edi Rama, i cili thotë se prej kësaj marrëveshjeje pritet të përfitojnë gjysmë milion shqiptarë.
“LAJM I MIRË
Shqipëria dhe Italia sapo kanë përfunduar negocimin teknik të marrëveshjes për pensionet.
Pas përfundimit të procesit teknik do të ndiqen procedurat për ratifikimin e kësaj marrëveshje dhe më në fund, pas një përpjekje të gjatë e thuajse të pamundur, rreth 500 mijë shqiptarë pritet të përfitojnë me hyrjen e saj në fuqi,” shkruan Rama.