Kryetari i partisë opozitare në Maqedoninë e Veriut, Hristijan Mickoski e ka cilësuar propozimin francez si të papranueshëm duke shtuar se cenon identitetin, duke e hedhur poshtë.

Edhe pasi kryeministri i Maqedonisë së Veriut ka shprehur mirënjohjen kundrejt liderit francez, Macron si dhe konsideroi propozimin e tij, duket se ky propozim nuk ka qenë aq i mirëpritur në vend nga pala opozitare. Kyeministri i vendit, Dimitar Kovaçevski u shpreh ditën e djeshme se kjo çështje do të kalojë në proces të gjerë konsultimi.

‘Sot nga Presidenca Franceze në Qeveri është pranuar një propozim me ide që kanë të bëjnë me qëndrimet dhe qëndrimet tona të shprehura publikisht në lidhje me kontestin me Republikën e Bullgarisë. Ky propozim, përgatitja e të cilit merr parasysh qëndrimet dhe kërkesat tona, do të kalojë në një proces të gjerë konsultimi. Konsultimet në ditët në vijim do të mbahen në Qeveri, parti politike, president të shtetit, Parlament, si dhe me sektorin civil, ekspertët dhe publikun e gjerë në vend. Vendimi në lidhje me propozimin do të merret pas këtyre konsultimeve. Ashtu siç premtuam dhe kundër spekulimeve të opozitës, vendimin për të ardhmen tonë do ta marrim bashkërisht sipas interesave strategjike të vendit dhe të gjithë qytetarëve tanë. I shpreh mirënjohjen time Presidentit Macron dhe Presidencës Franceze për përpjekjet e tyre për të kapërcyer pengesat dhe për të ruajtur besueshmërinë evropiane në Ballkan.’- tha Kovaçevski.

Ndërkohë, edhe pse kryeministri u shpreh se propozimi do të kalojë në proces të gjatë konsultimi kreu i opozitës i jep të drejtën shtetit Bullgar të ndryshojë libra dhe të shkruajë sipas diktatit bullgar. Ai pohoi gjithashtu se ky poropzim u fsheh nga qeveria.

“Propozim i cili është ultimatum për të ardhmen e Maqedonisë tonë. Propozim që është diktat për kërkesa megalomane, aspirata historike ndaj Maqedonisë. Për një propozim të tillë, përgjigja është “Jo falemnderit”. Propozimi që është në tavolinë dhe të cilin qeveria e fshehu dhe deri tek i cili erdhëm ne nëpërmjet kanaleve tona gjegjësisht është i njëjti i cili një herë ishte refuzuar. Me keqardhje duhet të konstatoj se ky propozim i përmban të gjitha kërkesat bullgare, edhe në pjesën e historisë, edhe në pjesën e gjuhës, edhe në pjesën e identitetit. Pranimi i këtij propozimi nënkupton e drejtë e plotë e Bullgarisë të ndryshojë libra dhe t’i shkruajmë sipas diktatit bullgar dhe fëmijët tanë në fillore të mësojnë siç dikton Bullgaria ose nuk ka të ardhme evropiane. Pranim se Goce Dellçev, Dame Gruev, Jane Sandanski dhe heronjtë e revolucionarët e tjerë kanë qenë bullgarë, se gjuha maqedonase është dialekt i bullgarishtes”, tha Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së.

Kujtojmë se ditën e sotme Presidentja e KE-së Ursula Von Der Leyen sëbahsku me kryeinsitrin Kovaçevksi zhvilluan një bisedë telefonike ku kjo e fundit pohoi se marrëveshjet janë shumë pranë realizimit.

“Lajme të mirëseardhura që Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria, me mbështetjen e Francës, janë afër një marrëveshjeje që merr parasysh interesat dhe shqetësimet. Komisioni Evropian është gati të nisë procesin e shqyrtimit për Maqedoninë dhe Shqipërinë, hapin e radhës në rrugën e tyre evropiane”, shkroi Von Der Leyen në Tëitter.

Cili është ‘Propozimi francez’?

Presidenca franceze e BE-së më 18 qershor ka dërguar një propozim për të thyer ngërçin bullgaro-maqedonas. Nuk është bërë publike, megjithëse mediat, përfshirë Shërbimin Bullgar të Radios Evropa e Lirë, kanë marrë kopje. Ai “mirëpret synimin e Shkupit” për të përfshirë në preambulën e Kushtetutës së Maqedonisë “qytetarë që jetojnë brenda kufijve të shtetit dhe janë pjesë e kombeve të tjera, si bullgarët”. Futja e një klauzole të tillë do të kërkonte dy të tretat e votave në parlament. Propozimi nuk përmend specifikisht një “pakicë bullgare”, por flet për detyrimin e qeverisë maqedonase për të mbrojtur të drejtat e të gjitha “minoriteteve dhe komuniteteve” duke parandaluar gjuhën e urrejtjes dhe diskriminimin.

Në të thuhet se Komisioni Evropian do të monitorojë dhe do t’i raportojë Këshillit Evropian për mënyrën se si Maqedonia respekton marrëveshjet. Propozimi “merr parasysh” synimet e të dyja palëve për të lëshuar “deklarata të njëanshme mbi çështjen e gjuhës maqedonase”, me sa duket duke e lënë të hapur derën për veprim në Sofje dhe Shkup mbi këtë temë. Ai gjithashtu i imponon Shkupit një detyrim për të respektuar Traktatin e tij të Miqësisë të vitit 2017 me Sofjen, duke e drejtuar në mënyrë efektive Brukselin në monitorimin e pajtueshmërisë së asaj marrëveshjeje dypalëshe si dhe të të ashtuquajturës Marrëveshje të Sofjes të vitit 2018. Propozimi sugjeron dy konferenca ndërqeveritare, duke përfshirë një këtë javë në Bruksel dhe një tjetër pasi Maqedonia e Veriut ndryshon preambulën e kushtetutës.

Sipas Agjencisë Shtetërore të Lajmeve në Bullgari drafti tashmë i miratuar parashikon që së pari të garantohet hyrja e bullgarëve në kushtetutën e Maqedonisë së Veriut ku përmenden kombet e tjera dhe në baza të barabarta me këto kombe. Kusht tjetër është që të bëhet e qartë se asgjë në procesin e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në BE nuk mund të interpretohet si njohje nga Republika e Bullgarisë të ekzistencës së “gjuhës maqedonase”. Duhet të sigurohet që fqinjësia e mirë të mbetet një kriter horizontal deri në fund të negociatave të anëtarësimit të Shkupit në BE dhe Komisioni Evropian do ta mbajë Këshillin të informuar rregullisht për zbatimin e tij. Në kuadër të procesit negociator duhet të paralajmërohet edhe rishikimi periodik i zbatimit të marrëveshjes së fqinjësisë me Republikën e Maqedonisë Veriore.