Moderatorja shumë e dashur nga publiku, Rudina Magjistari ka folur si rrallëherë për bashkëshortin e saj, Xhavit Bajrami. Çifti kanë më shumë se 10 vjet tashmë që janë bashkë dhe duket se kanë gjetur kiminë e duhur me njëri-tjetrin.

Gjatë një interviste me moderatorin Labinot Gashi, Rudina ka treguar se ata koordinohen me njëri-tjetrin dhe preferojnë që të kalojnë kohë së bashku në shtëpi, pavarësisht punëve të shumta.

“Kemi gjetur një mënyrë se si koordinohemi edhe… nuk dua të përsëris atë që flasin me superlativa për bashkëshortët, por ai i imi i meriton fjalët. Është vërtet i mrekullueshëm dhe kombinojmë dhe plotësojmë njëri-tjetrin. Kombinojmë oraret, nëse vajza ime qëndron në shkollë, është orari kur ajo shkon në kurse unë jam në program. Kështu që i kemi të ndara ditët, herë unë herë ai. Në mbrëmje jemi në shtëpi, nuk jam njeri i natës dhe ftesa të kësaj natyre i refuzoj sepse dua të jem pranë familjes”, u shpreh ajo.

Më tej, Rudina ka thënë se ajo është prej shumë vitesh pjesë e televizionit dhe mbështetjen më të madhe e ka nga bashkëshorti.

“Kam një suport të jashtëzakonshëm nga im shoq, ai e kupton ngarkesën time kështu që e kam ndihmë shumë të madhe. Edhe unë e kuptoj atë, por është ai që më toleron pak më shumë sepse puna ime është e tillë që nuk marr do leje nga puna”, deklaroi moderatorja.