Ministri i Drejtësisë, ulsi manja ka njoftuar se është miratuar harta e re gjyqësore.
Pas mbledhjes së qeverisë së ditës së sotme Manja theksoi se në gjykatat që mbyllen në vend nuk cënohen shërbimet.
“Në mbledhjen e sotme është miratuar harta e re gjyqësore. Shqipëria do të ketë 13 gjykata të shkallës së parë së juridiksionit të përgjithshëm, 1 gjykatë apeli dhe 2 gjykata administrative të shkallës së parë. Në gjykatat që mbyllen nuk cënohen shërbimet”- tha Ministri.