Ministrja Elisa Spiropali ka thënë nga foltorja e Kuvendit ka thënë se në Shqipëri është krijuar një bashkëjetesë fatale mes problemeve të politikës dhe problemeve të qytetarëve.

Ajo sulmoi opozitën dhe ish-kryeministrin Sali Berisha duke thënë se ai ka mbetur pas, ndërsa u ndal edhe te negociatat me BE-në.

Spiropali shtoi se opozita ka “hapur shampanjë kur nuk janë hapur negociatat” dhe theksoi se nuk ka qenë problemi i Shqipërisë që negociatat nuk kanë hapur, por VETO-ja bullgare.

“Duke notuar ditë pas dite në gotën e ujit, gota na duket oqean dhe çdo puhizë e quajmë fortunë. Mungesa e vetëdijes kombëtare mund të konsiderohet nga mëkatet më të mëdha të kësaj salle në 30 vjet. Shembullin më të mbrapsht sa e dëgjuat.

Është krijuar një bashkëjetesë fatale mes asaj që janë hallet e Shqipërisë dhe hallet e politikës.

Vetë publiku i ka konsideruar shpesh hallet e politikës si hallet e tij. Në mes të saj qytetarët janë ndeshur me njëri -tjetrin e janë vrarë. Janë ndeshur si tifozë në shkallët e stadiumit për këta që vijnë. Helmojnë stadiumet këtu. Ne jemi pak për t’u ndarë kaq shumë me njëri-tjetrin, për t’u ndarë për hir të këtrye. Shumëkush del në seanca e flet në emër të popullit, por grisni për një çast ambalazhin dhe do të shihni se kanë një thelb ndryshe. Mendohet për pushtetin si qëllim e jo si mjet.

Ne jemi munduar të bëjmë ndryshim por edhe ne na është dashur të luftojmë beteja që na kanë shofkusuar nga një qeverisje e mbarë. Edhe në opozitë kemi gabuar. Na dukej se bënim politikë. Këtu e 12 vjet më parë kur diskutohej heqja e vizave kishte socialiste që e konisderonin këtë një bonus që qeveria e Berishës do ta përdorte ndaj nesh në zgjedhje, besonim se duhej ta bënim ne dhe jo ata.

Sot e gjykojmë ndryshe edhe kjo bën ndryshimin mes nesh, ju keni mbetur në vitet 90. Ne shohim të nesërmen. Na përmendur shishet e shamanjës që janë hapur para kohe për hapjen e negociatave. Po jeni ju që keni pirë shampanjë kur negociatat nuk janë hapur.

Kuptojeni që Shqiëpria ka ndryshuar, Shqipëria ka bërë shumë rrugë, ju ka lënë pas. Në kufijtë e Europës ka luftë dhe kjo nuk ka prekur vetëm Kievin. Kjo Shqipëri nuk i pranon sjelljet e vjetra”, tha Spiropali.