Një fuçi nafte në tregjet ndërkombëtare u rrit me 2.64 Dollarë për fuçi, ose 2.7%, duke u shitur me 102.14 Dollarë për fuçi. Kjo rritje u shënua një ditë pasi për herë të parë çmimi për fuçi u ul nën 100 Dollarë.
Nafta e papërpunuar Brent për dorëzimin ra me 10.73 Dollarë, ose gati 9.5%, për t’u mbyllur në 102.77 Dollarë për fuçi në bursën e Londrës.
Me rritjen e normave të interesit nga bankat qendrore për të zbutur inflacionin, investitorët janë duke vlerësuar pasojat e ngadalësimit. Ekspertët ekonomikë tregojnë se nafta e papërpunuar Brent mund të bjerë në 65 Dollarë për fuçi deri në fund të vitit, nëse ekonomia globale ngadalësohet në nivelet e recesionit. Çmimi i naftës zakonisht lidhet në mënyrë të zhdrejtë me çmimin e Dollarit amerikan.
Dollari u forcua kundrejt Euros në nivelet më të larta disa mujore, pasi çmimet e larta të gazit dhe pasiguria politike tregojnë edhe njëherë frikën e recesionit. Një Dollar më i fortë zakonisht e bën naftën më të shtrenjtë në monedha të tjera, gjë që mund të frenojë kërkesën.
Me bankat qendrore, duke përfshirë Rezervën Federale, që rritin normat e interesit për të zbutur inflacionin, investitorët kanë vlerësuar pasojat e një ngadalësimi, edhe pse tregjet fizike vazhdojnë të tregojnë shenja energjie dhe se lufta në Ukrainë po zvarritet.
Ndërsa shanset për një recesion me të vërtetë po rriten, është e parakohshme që tregu i naftës t’i nënshtrohet shqetësimeve të tilla. Sipas ekspertëve rritja e kërkesës për naftë këtë vit do të tejkalojë ndjeshëm rritjen e PBB-së.
Ndërkohë, ish-presidenti i Rusisë Dmitry Medvedev paralajmëroi se një propozim i raportuar nga Japonia për të kufizuar çmimin e naftës ruse në rreth gjysmën e nivelit aktual do të çonte në dukshëm më pak naftë në treg dhe do të rriste çmimet mbi 300-400 Dollarë për fuçi.
Nga ana tjetër, qeveria norvegjeze ndërhyri për t’i dhënë fund një greve në sektorin e naftës që kishte ulur prodhimin e naftës dhe gazit. Greva do të kishte shkurtuar eksportet ditore të gazit me 56% të eksporteve ditore të gazit, ndërsa 341,000 fuçi naftë do të kishin humbur.