Ministrja e Shtetit, njëkohësisht Kryenegociatorja Majlinda Dhuka kërkoi sot nga ekipi i negocitorëve, bashkëpunim, shpejtësi, progres dhe rezultat.

Gjatë takimit të zhvilluar nga Kryeministri Edi Rama me ekipin e negociatorëve shqiptarë në kuadër të çeljes së negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në BE, Dhuka tha se “është me përgjegjësi të lartë që e nis detyrën time sot”.

“Të dashur kolegë, ju kërkoj të gjithëve bashkëpunim, shpejtësi, progres, rezultat. Me shumicën prej jush kam punuar edhe më herët, tani kam një motiv më shumë për t’i thelluar marrëdhëniet me ata që nuk kam punuar drejtpërdrejt do të jetë kënaqësi për mua”, theksoi Dhuka.

Ministrja e Shtetit njëkohësisht kryenegociatorja Dhuka tha se “momenti është historik, besimi qe na është dhënë është i veçantë, do t’ju lutesha për bashkëpunim maksimal”.