Pyetje: Zoti Kryenegociator, Parlamenti i Maqedonisë mori vendim me 68 vota në favor të propozimit francez. Kjo duket se zgjidh komplikimin dhe heq pengesat e deritanishme. Keni dicka për të komentuar?

Përgjigje: Falenderoj parlamentin e Maqedonisë të Veriut për largpamësinë strategjike që demonstroi në marrjen e këtij vendimi kaq të rëndësishëm për të ardhmen evropiane të Maqedonisë të Veriut. Ky vendim shbllokon një lëmsh dhe hedh vështrimin, me vepra, vetëm nga e ardhmja. Ecuria demokratike e vendit u dëshmua nga diskutimet e parlamentarëve të opozitës në parlament. Ajo që ka rëndësi, në fund të fundit, është votimi në parlament. Ky është thelbi i sistemit demokratik parlamentar.

Lajmi i mirë i vendimit të sotëm do pasohet nga një hap tjetër më shumë rëndësi nesër.

Vendi ynë është krejtësisht i përgatitur për të udhëtuar në Bruksel të hënën. Kryeministri e dha këtë lajm.

KOnferenca e Pare Ndërqeveritare do shënojë startin e një procesi negociatash për anëtarësi. Kemi përpara një rrugë të gjatë, sensitive, të vështirë, të komplikuar për t’u bërë antarë të BE-së. Ky proces po fillkn në momente mjaft delikate, kërkuese, që kërkon mo ilizim të madh.

Fati i Evropes ka shumë rëndësi. Ajo që ndodh në Evropë ka vlera historike në kontekstin e rëndësisë që ka i gjithe projekti i ndërtimit të një kontinenti të bashkuar, që nuk mund të bëhet pa Ballkanin.

Pyetje: Konkretisht, kur do te mbahet Konferenca e Pare Ndërqebveritare?

Përgjigjë: Unë shopresoj shumë se do te mbahjet të martën që vjen. NJë nga figurat e mëdha Evropianë, Zhan Mone, ka thënë se arkitektura e evropiane mund të ndërtohet tullë pas tulle. Ky proces ka filluar ;prej vitesh me Shqipërinë. Por të martën që vjen, theksoj, fillon konkretisht, teknikisht, negociata për anëtarësim. Fillon vendosja e tiullës të parë, merret hapi i parë në atë që unë e quaj maratona e anëtarësisë.

Pë rata si unë, që kam kaliuar pothuajse gjysmën e jetës timë në vende të BNE-së, nd duam ta shohim BNE-në të mbijetojë, të forcohet dhe të lulëzojë.

Këtë pozicion unë e pranova si një pro-evropian I dedikuar. Sepse deshmia e sovranitetit plus që ofron aq shumë benefite është shumë e fortë. BE dhe pararendësit e saj ndihmuan që të bëhej bashkë një continent i copëtuar nga luftrat. Do jetë arritje madhështore e BE-së kur të hyjnë, të përfshihen të gjithë vendet e Ballkanit në BE, në një të ardhme jo të largët. BE do jetë dhe do behet një Union me ndikim të madh botëror. Vendimi të hënën dhe mbajtja e K1NQ të martën do demonstrojnë se BE ka forcën dhe vështron strategjikisht nga e ardhmja, në horizont.

Pyetje: Kjo është një mbyllje me sukses e një periudhe dy vjecare që kur keni nisur puinën në këtë pozicion. E mendoni si të tillë?

Përgjigje: Saktë. Kjo është, si të thuash, një shperblim tepër madhor për vendin tim, për vendin tonë, dhe për mua si kryenegociator. Ka qenë një periudhë dy vjeçare që i jam dedikuar eksklulzivisht vetëm kësaj pund, vetëm arritjes të këtij objektivi. Kam vënë në lëvizje dhe angazhuar gjithe rrjetin tim të madh ndërkombëtar profesional dhe shoqëror. Ata me bujarinë dhe respektin kanë bërë gjithëcka kanë pasur në dorë, mundësi, duke më mbajtur në korrent “live” me gjithë zhvillimet brenda dhe jashtë mureve të BE-së. U jam mirënjohës dhë mjaft falenderues.

Kam fjalët më të ngrohta falenderuese edhe për ekipin e vogël, por mjaft të dedikuar e profesionist me të cilët kam punuar këto dy vjet. Një falenderim i shkon edhe Grupit Negociaator, me të cilët janë kaluar sfida e pengesa jo të vogla. Tani një punë shumë herë më e madhe na pret.