Forcat ruse sulmuan me raketa Pokrovsk, një qytet në rajonin e Donetskut, duke vrarë të paktën një person dhe duke plagosur 14, sipas Marharyta Idrisova, nënkryetare e bashkisë së qytetit, shkruan CNN.
“Katërmbëdhjetë persona janë plagosur dhe janë shtruar në spital me lëndime të lehta”, tha Idrisova. “Fatkeqësisht, raportohet për një të vdekur. Është një grua e lindur në vitin 1987, ajo po qendronte e ulur në stol kur filloi sulmi”, shtoi ajo.
Idrisova tha se ishin dëmtuar 30 ndërtesa gjatë sulmit. Pokrovsk është 40 kilometra nga linjat e frontit, por ka shënuar një rritje në sulmet me raketa ndërsa forcat ruse po përpiqen të dobësojnë mbrojtjen ukrainase në Donetsk.