Protestuesit në Maqedoninë e Veriut pritet të mblidhen në orën 19:00 për të kundërshtuar propozimin francez. Shpesh herë në Shkup dhe në qytetet e tjera të RMV janë mbledhur qytetarët për dokumentin e njohur si ‘propozimi francez’, që nëse miratohet nga qeveria, do të ndikojë në hapjen e negociatave dhe caktimin e Konferencës së Parë Ndërqeveritare.
Këtë e konfirmoi edhe vetë Presidentja e Komisionit Evropian duke thënë se propozimi francez është çelësi i hapjes së negociatave me BE-në.
Por protestuesit dhe opozita janë të bindur se propozimi francez cenon në mënyrë direkte sovranitetin e vendit duke i dhënë përparësi gjuhës bullgare.