Fotot e Georgina Rodriguez gjatë pushimeve në Ibiza bënë xhiron e rrjetit ditët e fundit dhe mediat e tepruan me titujt bullizues që komentonin trupin e saj. Pas reagimeve kundër këtyre titujve tendenciozë ka ardhur edhe reagimi i vetë partneres së Cristiano Ronaldo-s.

Ajo ka publikuar në Instastory një artikull të shkruar nga “Glamour”, i cili titullohet “Georgina Rodríguez me bikini pas lindjes është gruaja e fundit e padukshme”. Ndërkaq, në artikull shkruhej: Imazhet e saj me rroba banje gjatë pushimeve në Ibiza janë bërë një mundësi e re për mediat dhe rrjetet sociale që të gjykojnë pamjen e saj fizike dhe të harrojnë ta shohin historinë e saj, jetën e saj dhe çfarë tregon fytyra e saj.

Më pas në artikull bëhet një krahasim i saj me Princeshë Dianën, se si asokohe, bëhet fjalë për vitin 1990 askush nuk e komentoi trupin e saj ndërsa Georgina është imazhi që përcakton kohën tonë, kur komentohet me kaq detaje trupi i një vajze vetëm tre muaj pas lindjes së dy foshnjave, njëri nga të cilët ndërroi jetë. Ndërkaq, Georgina nuk i ka shtuar asnjë pikë e as një presje këtij artikulli.

Së fundmi, një mik i ngushtë i Georgina-s ka thënë se shpreson ta shohë sërish buzëqeshjen e saj shumë shpejt pas vdekjes së djalit të saj të porsalindur. Ivan Garcia, një nga miqtë e bukuroshes që u paraqit në shfaqjen e saj në Netflix “I Am Georgina”, pranoi se këto ditë kanë qenë ‘shumë të komplikuar’ pas vdekjes së djalit që ajo priste me Cristiano Ronaldon. Por ai tha se Georgina ishte shumë e fortë dhe po merrte shumë ndihmë nga miqtë dhe familja e saj për ta ndihmuar atë të kapërcejë tragjedinë.