Policia e Krujës ka arrestuar në flagrancë një 20 vjeçar, E. Elezaj, i cili ishte duke vaditur lëndët narkotike që kishte mbjellë në një zonë të pyllëzuar, në fshatin Bruz-Mal.

“Në vijim të kontrolleve intensive të territorit, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike dhe në bazë të informacioneve të grumbullara në kuadër të procedimit penal të referuar nga Policia e Krujës në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, u organizua dhe u finalizua operacioni policor i koduar “Bruz-Mali”.

Në kuadër të operacionit u bë kapja në flagrancë e 20-vjeçarit E. E., duke vaditur 124 bimë të dyshuara narkotike, të kultivuara në një zonë të pyllëzuar, në territorin e fashtit Bruz – Mal, Krujë.

Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi i shtetasit E. E, 20 vjeç, banues në fshatin Halil, Krujë. Bimët narkotike janë asgjësuar nga shërbimet e Policisë, me anë të djegies”, bën me dije policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të metejshme, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.