Poul Pogba është afrimi i madh i merkatos së verës te Juventusi dhe francezi ka bërë një rrëfim për ‘DAZN’, duke u ndalur në shumë tema, por ajo që bëri më shumë përshtypje kishte të bënte me Dybala-n. Argjentinasi u largua në fund të sezonit pas përfundimit të kontratës, ndërsa në fillim të kësaj jave firmosi me Romën.
Pogba ka treguar se është përpjekur për ta rikthyer te bardhezinjtë ‘Joya-n’.
“Fola me Paulon, i kërkova që të rikthehej për të luajtur së bashku. Më tha se tashme ishte larguar dhe duhet ti kisha thënë këto fjalë më përpara. Ne bëjmë gjithmonë shaka me njëri-tjetrin, kam folur dhe më ka thënë se është i lumtur te Roma,”– u shpreh Pogba.