Kryeministri i Sri Lankës Ranil Wickremesinghe pritet të japë dorëheqjen për të hapur rrugën për formimin e një qeverie shumëpartiake, tha Zyra e Kryeministrit në një deklaratë sot.
Njoftimin vjen pas protestave të përshkallëzuara antiqeveritare që detyruan presidentin Gotabaya Rajapaksa të largohej nga rezidenca e tij zyrtare në Colombo sot.
Disa protestues, duke mbajtur flamuj të Sri Lankës dhe të veshur me helmeta, sulmuan rezidencën e presidentit Gotabaya Rajapaksa, sipas imazheve të transmetuara nga stacioni televiziv lokal NeësFirst.
Siç raporton rrjeti televiziv privat Sirasa TV, protestuesit kanë sulmuar pallatin presidencial.
Një burim në shërbimet e mbrojtjes të vendit tha se Rajapaksa mbetet presidenti i Sri Lankës dhe është zhvendosur në një vend të sigurt, ku po mbrohet nga ushtria.
Më herët, mijëra njerëz u dyndën në lagjen Colombo ku ndodhen ndërtesat qeveritare, duke brohoritur parulla kundër presidentit dhe duke thyer disa barrikada policie derisa arritën në rezidencën e tij.