Kate dhe Princi Uilliam surprizuan fansat duke sjellë djalin e tyre 8-vjeçar për të parë ndeshjen finale për meshkuj në Wimbledon 2022.
Princi George u komentua nga mediat britanike për mimikat e tij të fytyrës dhe jo vetëm. Vëmendjen e mori veshja e tij, e cila ngriti një pyetje tek adhuruesit e familjes mbretërore. Pse Princi George kishte veshur kostum dhe kravatë në një ditë kur moti ishte mjaft i ngrohtë në Mbretërinë e Bashkuar?
Mediat e huaja sqarojnë se veshja e Princit George kishte të bënte me kodin e rreptë të veshjes së Wimbledon. Meqenëse familja ishte ulur në rreshtin e parë, burrave u kërkohet të veshin “kostume dhe kravatë”. Kur ishte më i vogël George dhe vëllai i tij i vogël, Princi Louis vishnin pantallona të shkurtra me çorape deri në gju për ngjarje më zyrtare.
Por mesa duket 8-vjeçari tashmë e ka arritur moshën për të veshur kostume rregullisht. Megjithatë duhet theksuar se veshja shkaktoi jo pak siklet tek Princi George i cili thuhet se i tha babait të tij se po bënte shumë nxehtë.