Lideri global amerikan i shërbimeve financiare ka paralajmëruar se Rusia mund të avancojë një bllokadë të plotë të naftës ruse, duke i dhënë kështu botës një goditje të madhe për sa i përket ekonomisë dhe gjendjes energjetike.
Sipas bankës amerikane nëse Rusia do të ndalojë plotësisht eksportet e naftës, tronditja për ekonominë botërore mund të jetë aq e madhe sa që do të katërfishonte menjëherë çmimin e naftës në gati 400 dollarë për fuçi . Aktualisht çmimi për fuçi është rreth 100 dollarë.
Meqenëse bota është ende shumë e varur nga nafta, tronditja për ekonominë botërore do të ishte shumë edhe më e keqe se gjatë viteve 1970, skenar që do ta zhyste botën në një recesion të thellë, shkruan The Indipendent.
Por ka më shumë.
Këtë javë, Rusia mbylli gjithashtu shumicën e furnizimeve të saj me gaz natyror në Evropë, nëpërmjet tubacionit Nordstream 1, si pjesë e mirëmbajtjes rutinë të planifikuar, shkruan abcnews.al.
Supozohet se do të jetë vetëm për një periudhë të shkurtër, por qeveria gjermane është e shqetësuar se Rusia mund ta mbyllë plotësisht rubinetin.
Putini ka filluar gjithashtu të shkurtojë dërgesat e gazit në Evropë gjatë muajve të fundit, duke i rritur çmimet vazhdimisht.
Rusia ka fituar miliarda dollarë në pagesa shtesë të naftës dhe gazit falë çmimeve më të larta që kur pushtoi Ukrainën . Çmimet e naftës dhe gazit përcaktohen ndërkombëtarisht dhe në këtë treg Rusia është një lojtar dominues.
Ndërsa Shtetet e Bashkuara kanë furnizime të shumta për veten e tyre, Evropa është ende thellësisht e varur nga Rusia.
Industria gjermane dhe italiane në veçanti do të dëmtohej nga kostot më të larta të energjisë dhe mijëra kompani thjesht do të shkatërroheshin. Miliona njerëz do të mbeten të papunë dhe faturat e tyre të energjisë do të rriten në nivele të paqëndrueshme. Miliona njerëz nuk do të ishin në gjendje të përballonin gatimin e ushqimit ose të drejtonin makina.