Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama gjatë vizitës së tij në Amsterdam është pritur nga kryeministri Holandez Mark Rutte, me të cilin kanë zhvilluar një konferencë të përbashkët për mediat. Gjatë fjalës së tij Rama u pyet dhe për Ballkanin e Hapur, të cilën ai e cilësoi si një nismë e cila i shërben rajonit për integrimin në BE. Ai tha se Ballkani i hapur në një farë mënyrë i shërben vendeve të rajonit që të arrijnë pjekurinë e duhur dhe të jenë gati në momentin e anëtarësimit në BE.

Pyetje: Duke pasur parasysh situatën e luftës, procesin i Ballkanit të Hapur është thënë se rajoni i Ballkanit është i rrezikuar nga ndikimi i palëve të treta. Cila është shpresa që Ballkani i Hapur të ndihmojë në integrim, duke pasur parasysh që Serbia ka një kurs tjetër (ndikohet nga Rusia) dhe Shqipëria një tjetër?

Rama: Pikë së pari dua të shtopj se mëbshtes plotësisht, dhe ne jemi plotësisht përkrah idesë së komunitetit t5ë ri politik, sepse ndihmon pikërisht për të ngushtuar këtë hendek psikologjik, mes nesh si europianë dhe europianëve në BE. Kjo ka për qëllim të rregulloj kushtet që ne të mos jemi të ndarë mes Europës dhe Ballkanit Perëndimor.

BE faktikisht është shprehja e parë gjeografike me kufij të brendshëm dhe të jashtëm. Për të ardhur në secilin nga vendet tona duhet të kaloni përmes BE. Si mund të mos jemi bashkë kur vjen puna ke lufta, pandemia. Kur vjen fjala gjithashtu për rininë. Kjo është një platformë që do të krijojë kushtet që politikisht të jemi një.

Kam folur me Markun dhe me udhëheqës të tjerë se Ballkani është pjesa më e cënueshme e zinxhirit që mund të preket dhe larg qoftë të thyhet si pasojë e luftës në Ukrainë, sepse Rusia ka një influencë të qartë, ka disa lidhje tradicionale. Unë besoj se duhet ta marrin Serbinë me ne mos shkojë diku tjetër.

Ballkani i hapur ka ndikuar që të nxisë Serbinë që të bëhet pjesë me sanksionet. Ballkani i Hapur ka të bëjë edhe për krijimin brenda rajonit për hapësirën funksionale brenda BE-së, kjo do të na ndihmojë që të jemi dhe të konsiderohemi si vende më të pjekura për tu bashkuar me BE-në.