Kryeministri Edi Rama ka inspektuar Parkun e ri të Shtëpisë së Pavarësisë në Vlorë, një hapësirë e re që i është kthyer qytetit bashkë me rikonceptimin e Sheshit të Flamurit dhe infrastrukturën lidhëse të rrugës Transballkanike me detin.
Ndërsa vizitonte ambientet e këtij parku, Rama theksoi se po përgatitet një seri me pllaka bronzi ku janë të gjithë emrat e atyre që kanë firmosur pavarësinë.
“Çdo pllakë ka një emër dhe emrat janë të çarë përtej pllakës. Do të vendoset ndriçimi poshtë dhe natën do të jetë e gjitha me emrat e atyre që ndriçojnë. Do të jetë si fushë me xixëllonja me të gjithë firmëtarët e pavarësisë”, shprehet Rama.
Në Parkun e ri të Pavarësisë janë 28 mijë bimë shumëvjeçare nga të cilat 560 pisha dhe 108 rrënjë agrume. Në total janë 980 pemë të larta.