Kryeministri, Edi Rama, është pritur nga homologu i tij holandez Mark Rutte , ndërsa po zhvillojnë edhe një konferencë të përbashkët.

“Sapo të kemi një po, do të jemi të lidhur ngushtë me atë çfarë ndodh në RMV. Ne do të jemi mbështetës të plotë që të bëjmë të mundur realizimin e hapave të mëtejshëm. “Ka qenë vetëm një kohë e shkurtër që ku u pamë në Bruksel që shkoi disi, aty BE ripohoi angazhimin e saj kundrejt rajonit, por edhe komentet e Ramës më pas, kishte të drejtë, ne duhet të bëjmë më shumë, po punojmë që Shqipëria të bëhet pjesë e BE, ka mbështetjen e plotë. Në mbështesin propozimin francez që heqjen e pengesave që po bllokojnë Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë dhe propozimi trajton të gjitha shqetësimet e mbetura, qeveria po i hedh një vështrim pozitiv propozimit, sa të kemi një ‘po’ pozitive Komisioni dhe Këshilli Europian, do të jenë shumë të lodhur ngushtë, dhe nuk do e lëmë këtë proces të kalojë, do të jemi në mbështetje të tij pas kalimit në parlament, po kështu do të jetë edhe një shpërblim i drejtë për punën e bërë nga qeveria e Ramës për reformat që po ndërmerr, Europa është më ë madhe se BE , diskutojmë dhe Ukrainën dhe jemi në mbështetje për Ukrainën, e vlerësojmë përpjekjen tonë të përbashkët në llogaridhënie dhe jam i lumtur që ka vënë sanksione ndaj Rusisë, kemi një shkëmbim tregtar, por në nivel të kufizuar dhe mund të bëjmë më shumë”, tha Rutte.”, tha kryeministri holandez.