Në tryezën me drejtuesit e rinj të Partisë Socialiste pas përmbylljes me sukses të garave për përzgjedhjen e tyre në të 61 bashkitë e vendit, kryeministri Edi Rama është ndalur edhe tek sulmi kibernetik i ndodhur së fundmi ndaj portaleve qeveritare.
“Platforma është rikthyer në punë dhe po vazhdon puna për rikthimin e shërbimeve. Pas një sulmi shumë kompleks dhe që ne besojmë është një sulm i organizuar nga një shtet. Nuk është çështje hakerash, por është një shtet mbrapa këtij sulmi. Nuk e dim ende me binde të plotë ta verfikojmë shtetin. Dy janë shtet që dyshojmë e them këtë për të thënë se sulmi është kompleks dhe agresiv. Sistemet nuk kanë çeduar në aspektin e shkatërrimit të tyre. Nuk janë zhdukur të dhënat e shteti. Nuk mban AKSHI të dhëna.
Është një dispeçer. Dhe bëhet fjalë për dokumente zyrtarë. Janë dokumente jo sekret. Dhe kjo është situata. Sistemet kanë filluar të kthehen në punë. Është e neveritshme të shikosh se si lajmet e rreme palidhje janë lëshuar. U detyrove të bëj prononcim. Së është e paimagjinueshme të shpifet. Që vë gjoba. Se banda shqiptare gjoba në Shqipëri ka. Por jemi në kushte të sulmit kibernetik super te sofistikuar. Ka përfshirë në procesin e mbrojtjes dhe kundërsulmit NATO në kundërsulm. Dhe po punohet me një skuadër përtej skuadrës tonë.” tha Rama.