Ajo zbuloi se lidhja e tyre nuk eci teksa theksoi “ndoshta është dikush tjetër që më pret mbrapa dere dhe është më interesant”.

“Po kam qenë në një lidhje, nuk jam më. Nuk është e thënë, mund të jetë dhe nga Hëna, kur nuk shkon, nuk shkon. Ne ndoshta vrapojmë shumë dhe jemi të vështirë në marrëdhënie personale, por jo dhe aq. Ndoshta nuk ka qenë ai fati për mua, ndoshta është dikush tjetër që më pret mbrapa dere dhe është më interesant”, tha Rovena Stefa.

Në muajin maj, ajo la të nënkuptohej se uishte ndarë nga mashkulli që i rrëmbeu zemrën dhe me të cilin dëshironte të bënte një dasmë me 2000 të ftuar.

Teksa fliste për jetën e saj mes Kosovës dhe Shqipërisë, iu drejtua prezantuesve të emisionit “Libero”, duke i thënë “Më gjeni një burrë këtu dhe nuk iki më fare”, duke lënë të nënkuptohet se romanca e saj mund të ketë marrë fund.

“Për jetën personale do të flasim here tjetër. Kam gjetur një dashuri aq të madhe tek populli im në Kosovë, sigurisht edhe në Shqipëri e ndjej, por këtu ndihem si në shtëpinë time. Kur më thonë më shumë jeton në Kosovë se në Shqipëri, them për mua është njësoj, është tokë shqiptare. Ma gjeni edhe një burrë këtu, e nuk iki fare”, tha ajo.

Gjatë një interviste në janar 2021, në “RTV Dukagjin” Rovena Stefa pranoi se është në një lidhje dashurie dhe shpresonte që me mashkullin që kishte në krahë të shkonte drejt martesës pas përfundimit të pandemisë së koronavirusit.

“Çun kosove në Shqipëri. Dashuria si të vijë thonë, si të jetë prej Kosove si të jetë prej Shqipërie. Unë tashmë jam në një lidhje dhe ai është nga Kosova,”- tha këngëtarja.

“Do vijë ai në Shqipëri apo do vish ti në Kosovë?”- e pyeti moderatorja.

“Këtu nuk është problem, e rregullojmë,”- shtoi këngëtarja.

Në një intervistë në emisionin “Rudina”, ajo tha se do bënte një dasmë me 2000 të ftuar, pasi “kishte pritur shumë vite për tu martuar”.

“Lajmi i ri është që jeta vazhdon dhe është shumë e bukur. Shpresoj që për 2021 të kem edhe dicka të tillë, kam punuar në atë drejtim.

Viti na suprizoi, madje edhe dasma u shtynë. Mu shty edhe dasma ime, sepse dua të jetë ai momenti ku unë mund të ftoj 2000 vetë, se sikur të ftoj në dasmë 100 veta nuk është dasmë e madhe. Do më pëlqente shumë një dasmë e madhe, dua të gëzohet i madh e i vogël tek dasma ime, kush më njeh le të vijë është i ftuar. Ka pritur boll vite që të martohem,”- tha ajo.

“Je pranë hapit të madh?”– u pyet nga moderatorja e emisionit.

“Avash avash, jo tamam, ashtu disi. Kam një lidhje dhe pretendoj që të mbarojë kjo koha dhe pastaj mund të bëjmë plane më serioze për martesën, ku rtë vijë momenti do publikoj fotot. Shpresoj që të mbarojë pandemia sepse do ishte pengesë e madhe për shumë gjëra, jo më për dasmën time. Të mbarojë pastaj të bënim plane të tjera, pse jo edhe dasmë,”– përfundoi Rovena Stefa.