Mjeku epidemiolog, Ilir Alimehmeti ka dhënë një intervistë për Fax Neës ku ka folur lidhur me rritjen e numrit të rasteve të personave të infektuar me covid-19.
Alimehmeti tha se e gjitha vinte si pasojë e numrit të shtuar të testeve, por theksoi se nuk kishte asnjë vend për panik, pasi varianti i ri i covid-19 ishte shumë herë më i lehtë se ai “delta” dhe kalohej pa komplikacione të rënda.
“Shifra reale është gjithmonë më e lartë nëse bëhen më shumë teste. Po të shohim situatën e humbjeve të jetës dhe rasteve të rënda, numrat janë shumë më të ulëta krahasuar me valët e tjera.
Nuk kemi një situatë që ka rrezik të shtuar. Kjo po ndodh në të gjithë Europën sepse është një variant i ri. E kemi parë gjatë kohëve të fundit, nuk ka pasur një rritje të madhe të humbjeve të jetës. Në Itali vetëm 3.9% e shtretërve të intensivit janë të zënë. Jemi në një situatë ku nuk ka vend për panik. Fatmirësisht është një variant shumë herë më i lehtë sesa varianti “delta” që kemi pasur më parë”– u shpreh mjeku.