Ministria e Jashtme e Rusisë i ka cilësuar sanksionet e reja të Bashkimit Europian kundër Moskës si “të paligjshme” dhe paralajmëroi se do të kenë pasoja katastrofike në sigurinë dhe sektorët e ekonomisë globale.

Diplomatët e BE-së miratuan të enjten një paketë të re sanksionesh kundër Moskës për pushtimin e saj në Ukrainë, duke përfshirë ndalimin e importeve të arit rus dhe ngrirjen e aseteve të bankës më të madhe ruse, Sberbank.

“Efektet shkatërruese të sanksioneve të BE-së në sektorë të ndryshëm të ekonomisë globale dhe në çeshtje të sigurisë po bëhen gjithnjë e më të dukshme,” argumentoi ajo.

Zakharova vuri në dukje se 27 vendet e BE-së kishin propozuar lehtësimin e disa prej sanksioneve të mëparshme në një përpjekje për të mbrojtur sigurinë globale të ushqimit dhe tha se Moska shpresonte se kjo do të krijonte kushte të favorshme për eksportin e papenguar të grurit dhe plehrave.

“Fatkeqësisht, ne e dimë se ka një hendek të madh midis synimeve të deklaruara të BE-së dhe asaj që bën në të vërtetë”, shtoi ajo.