Një ndër servilët e Lulzim Bashës, deputeti Ervin Salianji, i njohur ndryshe si ‘Babalja’, i dënuar për mashtrim me vendim gjykate, tashmë po kërkon strehim tek Sali Berisha.

Ervin Salianji është një ndër deputetët i cili mbështeti publikisht vendimin e Lulzim Bashës, në shtator të vitit 2021, kur përjashtoi Sali Berishën nga grupi parlamentar i PD-së.

Për më tepër ai theksonte se ‘Ky vendim është marrë, është për t’i dhënë mundësi PD-së që të vijë në pushtet, interesit të demokratëve. Mos partneriteti me SHBA-të e penalizon atë. Deklaratat e ambasadores janë optimiste për Partinë Demokratike’.

Në tetor 2021, kur Berisha kishte nisur levizjet e tij, ‘Foltoren’ me demokratët, Salianji deklaronte në një studio televizive se nuk do t’i bashkohej ‘Foltores’ në Korçë, edhe po të kishte një ftesë.

‘Nëse do kisha ftesë për të qenë në një aktivitet politik, në këtë situatë nuk do të isha. PD fiton vetëm duke qenë partnere me SHBA, kurrsesi të dalim ndesh me qëndrimet e Shteteve të Bashkuara’, deklaronte Salianji në atë kohë.

Vimë më pas në protestën e 8 Janarit 2022. Ervin Salianji ishte brenda godinës së PD. Ishte ai që u fotografua me shkop në dorë, dhe që dyshohet se ka dhunuar demokratët para selisë së PD.