Federata Shqiptare e Futbollit pak ditë më parë në ceremonitë e shpërndarjes së licencave për trajner ka kryer dhe një shkelje skandaloze.

FSHF ka pajisur me licence trajneri Alban Rexhën, i cili njihet dhe me emrin “ujku” dhe është një emër i njohur për policinë për shkak të trazirave të dhunshme që ka kryer në stadiumet shqiptare.

Rasti i pajisjes së tij me licence trajneri nga FSHF është një tragji-komendi për mënyrën se si funksionon ky institucion i futbollit shqiptar.

Alban Rexha është një nga tifozët huligan që ka një dënim të përjetshëm nga FSHF për të mos qenë prezent në shkallet e stadiumeve shqiptare për shkak të trazirave që ka kryer në vitin 2019 në derbin mes Tiranës dhe Partizanut.

Një vendim i cili në fakt thuajse nuk zbatohet asnjëherë, pasi Rexha është vazhdimisht në tribuna në ndeshjet e skuadrës së Tiranës, me të cilën është tifoz, e jo vetëm./ Tema