Trupat ruse goditën qytetin ukrainas të Vinnytsia mëngjesin e sotëm.

Mbi ngjarjen ka reaguar kryebashkiaku i Kievit Vitali Klitschko, i cili me anë të një postimi në Tëitter, ka shkruar se

“Terroristët rusë po vazhdojnë me furi të kryejnë gjenocid kundër ukrainasve paqësorë. Pamjet shqetësuese të sotme nga Vinnytsia janë dëshmi se Rusia nuk do të ndalet në barbarizmin e saj.

Vetëm sanksione shkatërruese ndaj agresorit, pa qetësim! Vetëm armë moderne dhe të fuqishme për Ukrainën. Dhe uniteti i pozicionit të botës së qytetëruar, e cila nuk dëshiron të shkatërrohet nga egërsirat”, ka shkruar ai.